Policia e Kosovës arrestoi një shtetas gjerman në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari u gjet dhe u konfiskua një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe një mjet i mprehtë — thikë.
I dyshuari u shoqërua për intervistim dhe, me vendim të prokurorit të rastit, u dërgua në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.
Burimi: Telegrafi