Arsenali mposht Tottenhamin 4-1, Eze realizon het-trik

Arsenali tregoi dominim të qartë dhe mposhti Tottenhamin 4-1 në derbin e javës së 12-të të Premier League, duke ruajtur kreun e tabelës.

Leandro Trossard hapi rezultatin në minutën e 37-të pas një devijimi. Eze shënoi dy gola radhazi: i pari në minutën e 42-të pas asistit të Declan Rice, dhe i dyti në minutën e 46-të pas një kombinimi me Jurrien Timber.

Richarlison ngushtoi diferencën për Tottenhamin në minutën e 55-të me një goditje spektakolare nga rreth 30 metra, por Arsenali vazhdoi të dominojë ndeshjen.

Eze kompletoi het-trikun në minutën e 76-të pas një asistimi nga Trossard.

Me këtë fitore, Arsenali konfirmon sulmin e rrezikshëm dhe formën e mirë të Eberechi Eze, i cili përmendet si një nga figurat kyçe të skuadrës këtë sezon. /Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *