Arsim Papraniku: Zgjerim me Balfin Group, tre projekte të reja dhe rekomandime për ekonominë

Arsim Papraniku ishte i ftuar në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, ku diskutoi për bizneset e tij, situatën ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe çështje politike.

Ai tha se aktiviteti i tij me Balfin Group është i pranishëm në shumë shtete dhe paralajmëroi risi në Maqedoni dhe vende të tjera. Sipas tij, suksesi në Maqedoni filloi me Neptunin. Në vend ai përmendi se aktualisht kanë 11 kompani dhe rreth 730 punonjës nëpër të gjitha kompanitë.

Papraniku theksoi se kanë marrë licencën për Flying Tiger, një markë dhe koncept i ri, dhe që janë zgjeruar paralelisht në Kosovë e Shqipëri. Për vitet në vijim, thanë se planifikojnë zgjerim edhe në Bosnjë, Rumani, Serbi dhe shtete të tjera.

Neptuni dhe East Gate janë ndër bizneset më të mëdha të grupit, ku East Gate është qendra tregtare më e madhe në vend. Në të njëjtin kompleks funksionon edhe East Gate Living, një projekt rezidencial me interes të konsiderueshëm për blerjen e banesave, sipas Papranikut.

Ai zbuli tre projekte që do të vijojnë vitin e ardhshëm: sjelljen e Kiabi, një markë franceze që do të operojë në disa shtete përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën; marrëveshjet për markën polake të këpucëve CCC, për të cilën tha se biznes-plani dhe negociatat janë thuajse përfunduar; dhe hapjen e hiperactivës në East Gate në vitin 2026, të cilën e përshkroi si atraksion unik për shtetin.

Për pyetjet lidhur me lajmet politike dhe pretendimet rreth Artan Grubit, Papraniku deklaroi se nuk dëshiron të flasë për atë çështje dhe se ka thënë gjithçka aty ku duhej.

Sa i përket ekonomisë së Maqedonisë, ai vlerësoi se mungon vullneti politik për reforma të thella në Ballkan. Sugjeroi reduktim të administratës për rritje të efikasitetit, investim në burime njerëzore, turizëm dhe bujqësi, qëndrueshmëri të politikave afatgjata nga partitë politike dhe investime në sektorin e IT.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *