Policia e Kosovës ka shoqëruar tre persona në fshatin Astrazub të Malishevës, nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së kundërligjshme dhe për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit zyrtar, të njëjtit kishin publikuar në rrjetet sociale fotografi me kafshë të vrara, çka shkaktoi dyshimet për veprat e dyshuara.
Me vendim të prokurorit janë sekuestruar tri pushkë gjuetie. Pas intervistimit në stacionin policor, të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.
Burimi: Telegrafi.