Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në mbështetje të Planit të Përbashkët Operativ të iniciuar nga Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Trafikimit me Njerëz, ka zhvilluar aktivitete inspektuese në biznese me rrezik të shtuar për trafikim me qenie njerëzore. Inspektimet u fokusuan në qendrat e mirëmbajtjes trupore/masazhit dhe në objektet e gastronomisë, përfshirë lokalet e mbrëmjes me muzikë live.
Plani u zhvillua në përputhje me Strategjinë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz 2022–2026 dhe përfshiu edhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) si dhe Inspektoratin e Punës, duke siguruar koordinim ndërinstitucional.
Gjatë periudhës 10–14 nëntor 2025, ATK angazhoi 30 ekipe inspektuese me gjithsej 60 inspektorë, të cilët kryen 106 inspektime në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.
Nga këto inspektime u konstatuan: 20 raste të mosfiskalizimit; 35 raste të moslëshimit të kuponëve fiskal; 157 punëtorë të paregjistruar; dhe 1 rast i mallrave pa dokumentacion.