ATK sjell aplikacionin për skanimin e kuponëve dhe iniciativën Lojë Shpërblyese Tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton një iniciativë të re digjitale për të inkurajuar marrjen dhe skanimin e kuponëve fiskalë.

Përmes iniciativës “Lojë Shpërblyese Tatimore”, qytetarët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në shpërblime të rregullta duke skanuar kuponët fiskalë përmes aplikacionit mobil të ATK-së.

Sipas ATK, aplikacioni së shpejti do të jetë i disponueshëm në App Store dhe Google Play, çka do ta bëjë procesin e skanimit të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt.

Më shumë detaje rreth shpërblimeve dhe mënyrës së funksionimit do të publikohen nga ATK gjatë ditëve në vijim.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *