Austria, Belgjika, Skocia dhe Spanja janë katër kombëtaret e fundit evropiane që kanë siguruar kualifikimin direkt për Kupën e Botës 2026. Ato i janë bashkuar Gjermanisë, Zvicrës, Francës, Portugalisë, Holandës, Norvegjisë, Anglisë dhe Kroacisë, të cilat e kishin arritur më herët këtë objektiv.
Belgjika e pati më të lehtë detyrën në ndeshjen e fundit, ku fitoi bindshëm ndaj Lihtenshtajnit me rezultat 7:0. Golat për belgët u shënuan nga Hans Vanaken, Jeremy Doku (2), Brandon Mechele, Alexis Saelemaekers dhe Charles De Ketelaere (2).
Spanja barazoi 2:2 me Turqinë në një përballje ku duhej të shmangte një humbje me më shumë se shtatë gola për të siguruar kualifikimin. Dani Olmo hapi rezultatin për Spanjën në minutën e 4-t, por Turqia përmbysi shpejt me golat e Deniz Gul dhe Salih Ozcan. Mikel Oyarzabal vulosi barazimin në minutën e 62-të.
Skocia zhvilloi një nga ndeshjet më dramatike të mbrëmjes, duke fituar 4:2 ndaj Danimarkës dhe duke u kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës që nga viti 1998. Scott McTominay kaloi vendasit në epërsi herët, por danezët barazuan nga pika e bardhë me anë të Rasmus Hojlund. Pas përjashtimit të Rasmus Kristensen, Skocia shënoi sërish me Lawrence Shankland, por Danimarka barazoi me Patrick Dorgu. Në kohën shtesë, Kieran Tierney dhe Kenny McLean shënuan për t’i dhënë fitoren historike Skocisë.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes u regjistruan këto rezultate:
– Kosova – Zvicra 1:1
– Suedia – Sllovenia 1:1
– Bjellorusia – Greqia 0:0
– Skocia – Danimarka 4:2
– Bullgaria – Gjeorgjia 2:1
– Spanja – Turqia 2:2
– Austria – Bosnja dhe Hercegovina 1:1
– Rumania – San Marino 7:1
– Belgjika – Lihtenshtajni 7:0
– Uellsi – Maqedonia e Veriut 7:1
Ekipet evropiane të kualifikuara direkt për Kupën e Botës 2026 janë:
– Austri
– Belgjikë
– Angli
– Francë
– Kroaci
– Holandë
– Norvegji
– Gjermani
– Portugali
– Skoci
– Spanjë
– Zvicër