Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dyshohet për një të vdekur dhe një të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në kilometrin e 32-të, në drejtim të Prizrenit nga Suhareka, ku dyshohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40. “Rreth orës 11:40, policia është […]

Lexo më shumë..

Antoni Peshev: Maqedonia duhet të përgatitet për sfidat e së ardhmes në arsim dhe teknologji

Bota po përballet me ndryshime të mëdha në fushën e fuqisë punëtore dhe teknologjisë, dhe nevojitet një mobilizim i plotë i kapaciteteve për t’u përballur me to. Kështu deklaroi Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës së Tregtisë të Maqedonisë së Veriut, gjatë konferencës “Ndërtimi i së ardhmes – aftësi praktike për gjeneratën e re”. Sipas […]

Lexo më shumë..

Shkëputje në platformat dixhitale për shkak të problemeve me Cloudflare

Shumë faqe interneti dhe rrjete sociale, përfshirë Facebook, X dhe shërbimin e transmetimit të muzikës Spotify, kanë dalë jashtë funksionit për mijëra përdorues. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ndërprerje që lidhet me problemet në serverët e hostuar nga kompania Cloudflare. Cloudflare ofron shërbime për mbrojtjen e faqeve të internetit nga sulmet kibernetike […]

Lexo më shumë..

Koreja e Veriut ekzekuton çift biznesmenësh për akuza antishtetërore

Autoritetet e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar një çift biznesmenësh, të akuzuar për arrogancë dhe veprimtari antirepublikane pas suksesit të tyre në fushën e biznesit privat. Sipas Daily NK, çifti në të 50-at drejtonte një aktivitet tregtar që përfshinte shitjen, riparimin dhe dhënien me qira të biçikletave elektrike, pjesëve të motoçikletave me bateri dhe biçikletave […]

Lexo më shumë..

Shënohet 20-vjetori i Agjendës për Barazi Gjinore në Kosovë

Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka shënuar 20-vjetorin e Agjendës për Barazi Gjinore me konferencën ndërrajonale “30 vjet pas Pekinit”. Në këtë ngjarje morën pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Presidentja Osmani theksoi […]

Lexo më shumë..

Polonia: Rusia po përgatitet për luftë kundër NATO-s, hekurudha sabotohet pranë kufirit me Ukrainën

Gjenerali më i lartë i Forcave të Armatosura të Polonisë, Wieslaw Kukula, ka paralajmëruar se Rusia është duke u përgatitur për një konflikt të mundshëm me NATO-n. Deklarata vjen pas një shpërthimi në një linjë hekurudhore që lidh Varshavën me kufirin ukrainas, të cilin autoritetet polake e konsiderojnë si një akt sabotimi të paprecedentë. Gjenerali […]

Lexo më shumë..