Helmim i një fëmije katërvjeçar në Kumanovë; transferohet në Shkup
Sektori për Punë të Brendshme njofton se një fëmijë katërvjeçar nga Kumanova mori disa tableta dhe u dërgua për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit, në orën 04:05 të mëngjesit fëmija u paraqit në Qendrën e Urgjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës. Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës thotë se, pas ndihmës së dhënë, fëmija u stabilizua […]