Osmani cakton zgjedhjet e jashtëzakonshme më 28 dhjetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të zhvillohen më 28 dhjetor 2025. Këtë e njoftoi në një konferencë për media, pas takimit konsultativ me partitë politike parlamentare. Para konferencës, Osmani nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe për përfundimin e legjislaturës së nëntë. Vendimi vjen pas dështimit […]

Lexo më shumë..

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Të dyja palët duhet të bien dakord për lëshime për paqe në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se “të dyja palët” në luftën ruso-ukrainase duhet të bien dakord për “lëshimet e nevojshme”. Rubio tha se për t’i dhënë fund “një lufte komplekse dhe vdekjeprurëse si ajo në Ukrainë” kërkohet një “shkëmbim i gjerë idesh serioze dhe realiste”. Ai theksoi se Ukraina dhe Rusia duhet […]

Lexo më shumë..

Kosova ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të play-offit për Botërorin 2026

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në play-offin për Kampionatin Botëror 2026. Dardanët janë për herë të parë në play-off pas një kampanje të shkëlqyer kualifikuese, ku përfunduan të dytët në grup me 11 pikë, tre më pak se Zvicra. Në gjysmëfinale, Kosova do të përballet me Sllovakinë si mysafire. Nëse kalon gjysmëfinalen, në finale […]

Lexo më shumë..

Anëtarët e KPK-së: Shkarkimi i Besim Kelmendit është i paligjshëm

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët braktisën mbledhjen ku u vendos për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, mbajtën një konferencë për media dhe deklaruan se vendimi është i paligjshëm. Visar Krasniqi, anëtar i KPK-së, ftoi institucionet e drejtësisë që të hetojnë rastin dhe të vlerësojnë shkeljet e […]

Lexo më shumë..

Rifillon gjykimi për rastin “Onkologjia 2” në Shkup

Gjykimi për rastin “Onkologjia 2” në Gjykatën Themelore Publike Shkup është rifilluar pas ndryshimit të një anëtari të trupit gjykues. Në seancën e sotme palët mbajtën fjalë hyrëse dhe ranë dakord që të lexohet materializimi i deklaratave të dëshmitarëve të dhëna deri më tani; më pas u morën në pyetje dëshmitarët. Në fjalën hyrëse, mbrojtësi […]

Lexo më shumë..

FSK dhe Forcat Tokësore të Turqisë dakord për zgjerim të bashkëpunimit ushtarak

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni ushtarake komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneral Metin Tokel. Gjatë takimit, Gjenerali Jashari e uroi Tokelin për emërimin në detyrë dhe e falënderoi për vizitën në Republikën e Kosovës. Të dy diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura […]

Lexo më shumë..

Balconi, zgjedhje natyrale për ëmbëlsirat e festave

Në prag të festave të fundvitit, kur tryezat bëhen më të mbushura dhe takimet familjare marrin rëndësi, zgjedhja e ëmbëlsirave merr një rol të veçantë. Balconi është një markë italiane e njohur për ëmbëlsira të buta, me përbërës natyralë dhe shije karakteristike. Sekreti i Balconi është tek cilësia, thjeshtësia dhe origjinaliteti. Ndryshe nga disa produkte […]

Lexo më shumë..