Autoambulanca frenon papritur në Shkup; pacienti 89-vjeçar vdes, mjekja plagoset rëndë

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 19.11.2025 rreth orës 12:01, në kryqëzimin e rrugës 11 Tetori me bulevardin Koço Racin në Shkup, një autoambulancë Renault Trafic me targa të Shkupit, pronë e një institucioni privat shëndetësor, e drejtuar nga Z.A. (55) nga Shkupi, frenoi papritur duke tentuar të shmangë përplasjen me një tjetër automjet.

Në autoambulancë po transportohej J.T. (89) nga Shkupi, i cili kishte probleme shëndetësore. Ai u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shën Naumi i Ohrit, ku mjeku konstatoi vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar për obduksion.

Nga ngjarja, A.M. (26) nga Shkupi, mjeke në institucion, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa A.R. (41) nga Shkupi, punonjëse në institucion, ka pësuar lëndime trupore, të konfirmuara në Spitalin e Përgjithshëm Shën Naumi i Ohrit.

Ekipi i SPB-Shkup ka kryer inspektim dhe po ndërmerren masa për sqarimin e plotë të rastit, njofton MPB.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *