Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) asgjësoi në mënyrë të padëmshme mbi 20.500 kilogramë patate të ngrira me afat të skaduar dhe rreth 2.000 kilogramë mish pule të konsideruar i pasigurt.
Sasia prej 20.500 kilogramësh patate për pomfrit, me afat përdorimi të skaduar (23.05.2025), ishte importuar nga Holanda dhe ishte destinuar për shitje në tregun e Maqedonisë. Importi u pengua nga shërbimet inspektuese të AUV, dhe patatet u asgjësuan të premten në deponinë Drislla, në prani të inspektorëve, sipas masës së ndalimit të importit dhe vendimit për asgjësim të padëmshëm.
Gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm tek një operator i ushqimit me origjinë shtazore, AUV sekuestroi dhe asgjësoi rreth 2.000 kilogramë mish pule që rezultoi i dëmshëm. Për shkak të mosrespektimit të procedurave të mirëmbajtjes higjienike dhe praktikave të mira të prodhimit, operatorit i është vendosur ndalimi i përkohshëm i aktivitetit dhe një gjobë prej 4.400 eurosh në kundërvlerë denare.