Avokati Stojkoviq padit presidentin Vuçiq lidhur me akuzat për ‘Sarajevo Safari’

Avokati Çedomir Stojkoviq ka njoftuar se do të paraqesë padi kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në prokurorinë e Beogradit për shkak të akuzave për pjesëmarrje në ngjarën e njohur si “Sarajevo Safari”.

Stojkoviq deklaroi se hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm në Itali, ku sipas tij ka nisur hetimi, por duhet të përfshijnë edhe zyrat prokuroriale në Serbi. Ai tha se do të dorëzojë kërkesë për hetim në Prokurorinë për Krime Lufte dhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar në lidhje me këtë çështje.

Sipas avokatit, nga dëshmitë ekzistuese rezulton që turnet ishin organizuar përmes Beogradit, ndërsa Vuçiq është shtetas i Serbisë. Për këtë arsye, Stojkoviq kërkon që prokuroria në Beograd t’i bashkohet hetimit dhe të përfshijë të gjithë të dyshuarit, veçanërisht Aleksandar Vuçiqin.

“Sarajevo Safari” përshkruhet si dyshimi për pjesëmarrjen e shtetasve të huaj që paguanin shuma të mëdha për të qëlluar me snajper kundër qytetarëve të Sarajevës gjatë rrethimit të kryeqytetit të Bosnjës dhe Hercegovinës në periudhën 1992–1995.

Aleksandar Vuçiq ka mohuar pjesëmarrjen në operacione ushtarake gjatë rrethimit të Sarajevës, duke deklaruar se në atë periudhë ka punuar si gazetar.

Burim: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *