Babai dhe vëllai i dërgojnë mesazh Elijonës pas rrëfimit për aksidentin tragjik

Sonte (e hënë) Elijona Binakaj mori një video-mesazh nga babai dhe vëllai, pas rrëfimit prekës në të cilin tregoi se kishte humbur nënën dhe motrën.

Në mesazh, babai i saj përshëndeti produksionin e Big Brother VIP Kosova 4 dhe banorët, por iu drejtua veçanërisht vajzës së tij: «Elijona, të dua shumë. Jam shumë krenar me ty; e ke mbajtur premtimin — shpresoj ta mbash deri në fund premtimin që më ke dhënë para se të hysh». Ai shtoi gjithashtu: «Babai të do shumë.»

Në fund të klipit u shfaq edhe vëllai i saj, i cili i tha: «Të dua, Eli; forca, Eli.»

Elijona rrëfeu se si ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci, ku humbi nënën dhe motrën në vitin 2021. Rrëfimi prekës tronditi banorët, shpërtheu në lot dhe shumë prej tyre i qëndruan pranë.

(Telegrafi)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *