Në Suharekë zhvillohet ndeshja e xhiros së 14-të të Albi Mall Superligës mes Ballkanit dhe Llapit. Vendasit vijnë në këtë takim pas ndryshimeve në shtabin teknik, ku u largua trajneri Orges Shehi pas humbjes ndaj Drenicës. Nga ana tjetër, Llapi kërkon këndelljen pas dy ndeshjeve pa fitore në Superligë.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Iljazi, Smajli, Batarelo, Jashanica, Potoku, Diene, Ismajlgeci, Giovanni, Hamidi, Serebe, Kryeziu.
Llapi: Coric, Ha. Hyseni, Useini, Rama, Bytyqi, Ramadani, Aliu, Peci, Sadriu, M. Hyseni, Gnapi.