Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 diskutojnë puthjet para kamerave

Dinamika mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4 po bëhet gjithnjë e më interesante, teksa ata po afrohen mes vete dhe po krijojnë lidhjet e para shoqërore dhe romantike.

Përveç romancave të sapolindura, banorët kanë hapur tema që shkaktojnë debat brenda shtëpisë. Një nga diskutimet e fundit ka qenë mbi atë se çfarë do të ndodhte nëse çiftet e mundshme do të shkëmbenin një puthje para kamerave.

Gjatë këtij diskutimi, Sasa u shpreh sinqerisht për ndjeshmëritë e saj lidhur me këtë çështje. Ajo tha: “E kam problem me m’pa mami e babi nëse puthem me dikë këtu”, duke theksuar se ndjehet e ngurtë nga fakti që familja e saj mund të ndjekë çdo moment të saj brenda shtëpisë.

Me afrimet që po ndodhin mes banorëve, dilemat rreth vendimeve personale po shtohen, duke krijuar parashikime për një sezon të mbushur me emocione dhe sfida.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *