Barazimi me Zvicrën, fishkëllimat ndaj Xhakës dhe reagimi i vëllait të tij

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë (e martë) zhvilloi ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026. ‘Dardanët’ barazuan 1-1 me Zvicrën, në një përballje ku Florent Muslija realizoi një gol spektakolar, duke siguruar që Kosova të mbetet e pamposhtur në këtë ndeshje.

Megjithatë, më shumë sesa rezultati, vëmendje morën fishkëllimat e një pjese të tifozëve të Kosovës ndaj Granit Xhakës. Gjatë gjithë ndeshjes në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Xhaka u fishkëllye pothuajse sa herë që prekte topin. Pas ndeshjes, ai shprehu zhgënjimin e tij, duke theksuar se nuk e kishte pritur një reagim të tillë.

Në mbështetje të mesfushorit shqiptar doli vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili në një postim në rrjetin social Instagram, e cilësoi Granitin si ‘krenaria e shqiptarëve’.

“Gjithmonë deri në vdekje me ty, vëlla. Krenaria e shqiptarëve! Zoti i ruajtë të gjitha shqipet e vërteta nëpër botë”, shkroi Taulanti në postimin e tij.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *