Barcelona ka paraqitur zyrtarisht pranë La Ligës kërkesën për të luajtur ndeshjen e së shtunës kundër Athletic Club në stadiumin e tyre Camp Nou, duke dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Klubi shpreson të marrë miratimin e autoriteteve gjatë ditës së sotme. Ky moment është i rëndësishëm për Barcelonën pas zhvillimit të ndeshjeve në Stadiumin Olimpik për shkak të rinovimeve në Camp Nou. Stadiumi do të ketë fillimisht një kapacitet prej 45,401 vendesh, ndërsa rinovimi i plotë pritet të përfundojë deri në dhjetor 2027. Ndërkohë, kapaciteti do të rritet në 62,518 vende deri në fund të vitit 2025.