Barcelona rikthehet në Camp Nou pas më shumë se dy vitesh

FC Barcelona do të kthehet këtë fundjavë në shtëpinë e saj historike, Camp Nou, pas më shumë se dy viteve larg stadiumit. Që nga viti 2023, Barcelona ka luajtur ndeshjet e saj në Estadi Olimpic Lluis Companys, për shkak të rindërtimit të Camp Nou. Disa data rikthimi të parashikuara më parë, si Trofeu Joan Gamper dhe sfida ndaj Valencias, nuk u realizuan, por tani klubi ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për të rihapur stadiumin për tifozët. FC Barcelona njofton se ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, ndaj Athletic Club, e planifikuar për të shtunën, 22 nëntor, do të zhvillohet përfundimisht në Spotify Camp Nou.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *