Barcelona triumfon 4-0 ndaj Athletic Bilbao në Camp Nou të rinovuar

Barcelona kthehet te fitorja në Camp Nou të rinovuar, duke mposhtur lehtësisht Athletic Bilbao me rezultatin 4-0.

Takimin e hapi Robert Lewandowski që shënoi një supergol pas vetëm katër minutash, duke kaluar Barcelonën në epërsi (4′).

Golin e dytë e realizoi Ferran Torres pas një kundëraksioni të shpejtë dhe pas asistit të Lamine Yamal (45+3′).

Në pjesën e dytë Barcelona vazhdoi dominimin dhe Fermin Lopez shënoi menjëherë pas rifillimit të ndeshjes (48′).

Situa­ta për Athletic u rëndua më tej kur Sancet u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.

Në fund, përsëritja e kombinimit Torres–Yamal vulosi fitoren e thellë, me ish-yllin e Manchester Cityt që realizoi golin e katërt (90+2′). Barcelona pati edhe një rast tjetër për të shënuar, por Dani Olmo dështoi nga afërsia.

Me këtë fitore Barcelona merr përkohësisht kreun e La Ligas me 31 pikë, ndërsa Athletic Bilbao zbret në vendin e tetë me 17 pikë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *