Bayern monitoron situatën e Konatés, Liverpool mund ta shesë në janar

Bayern Munich po monitoron me kujdes situatën kontraktuale të Ibrahima Konatés, ndërsa Liverpool po e shtyn mbrojtësin francez të vendosë për të ardhmen e tij, raporton gazeta gjermane BILD.

Kontrata aktuale e Konatés përfundon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka sinjale të qarta nëse ai do ta pranojë ofertën e rinovimit nga Liverpool. Nëse francezi refuzon, klubi anglez mund të kërkojë ta shesë në janar për të shmangur rrezikun e humbjes së tij si lojtar pa kontratë në verë.

Liverpooli ka vendosur një ofertë të re në tavolinë dhe nuk synon të lejojë largimin e 26-vjeçarit pa kompensim. Të ardhurat nga një shitje të mundshme priten të riinvestohen menjëherë; si objektiv kryesor për zëvendësim përmendet qendërmbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi.

Interesi i Bayernit për Konatén lidhet ngushtë me të ardhmen e Dayot Upamecanos, i cili gjithashtu përfundon kontratën në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovim. Në rast se Upamecano rinovon, Bayern konsiderohet i mbuluar në qendër të mbrojtjes. Nëse ai largohet, kampionët e Gjermanisë mund të tentojnë të nënshkruajnë me Konatén për të plotësuar boshllëkun.

/Telegrafi/ (sipas raportimit të BILD)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *