Bayern përmbys Freiburgun dhe fiton 6-2 në Mynih

Bayern Munich bëri një përmbysje të madhe në Mynih, duke mposhtur Freiburgun 6-2 në ndeshjen e javës në Bundesliga. Freiburg kaloi në epërsi me Yuito Suzuku, i cili shënoi nga afërsia pas asistimit të Matthias Ginter (12’), dhe më pas Johan Manzampi dyfishoi avantazhin (17’).

Bayern nisi rikthimin në ndeshje: Lennart Karl ngushtoi shifrat pas një bashkëpunimi me Michael Olise (22’). Në fund të pjesës së parë Karl asistoi dhe Olise barazoi rezultatin (45+2’).

Në pjesën e dytë Bayerni tregoi një fytyrë tjetër. Dayot Upamecano realizoi për të përmbysur rezultatin (55’), ndërsa Harry Kane qetësoi tifozët me një gol pesë minuta më vonë (60’). Nicolas Jackson shënoi pas asistit të Olise (78’). Në minutën e 85’, francezi vulosi fitoren e thellë pasi dribloi portierin vendas.

Me këtë fitore Bayern mbetet lider i vetëm në Bundesliga me 31 pikë, ndërsa Freiburg zë vendin e 10-të me 13 pikë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *