Në televotimin e parë të Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta Haxhiu rezultoi si banorja më pak e votuar nga publiku.
Lajmi u njoftua fillimisht si një eliminim, por në fakt Shkurta nuk u largua nga shtëpia. Ajo u dërgua në një aneks prej xhami të shtëpisë, ku do të qëndrojë deri në njoftim tjetër nga Vëllai i Madh.
Kur kuptoi se nuk ishte eliminuar, Shkurta shpërtheu në lot. Emocioni i saj preku edhe moderatorin Alaudin Hamiti, i cili u përlot nga reagimi i banores.
Ky episod theksoi reagimet emocionale të banorëve dhe pasionin që sjell televotimi, duke sjellë momente të forta për publikun.
Telegrafi