Benita Zena: „Të gjitha femrat kanë dëshirë për ndërhyrje estetike”

Këngëtarja Benita Zena deklaroi në një bisedë me Toney se dëshira për të përmirësuar pamjen fizike është e përhapur tek femrat.

“Të gjitha femrat kanë dëshirë të bëjnë ndërhyrje estetike. Më vjen keq për ato që nuk kanë mundësi t’i bëjnë”, tha Zena.

Ajo theksoi se nuk duhet të ketë paragjykim ndaj grave që vendosin të ndërhyjnë në pamjen e tyre dhe nënvizoi të drejtën e çdo femre për të zgjedhur si dëshiron të duket.

Benita, e cila ka qenë gjithmonë e hapur për temat që lidhen me pamjen dhe imazhin publik, vuri në dukje rëndësinë e respektit ndaj zgjedhjeve personale.

Diskutimet mbi ndërhyrjet estetike vazhdojnë të jenë një temë e nxehtë në rrjetet sociale, veçanërisht mes të rinjve dhe personazheve publikë që promovojnë një pamje të përmirësuar fizike. Telegrafi

Foto: Instagram

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *