Banorët Bia dhe Toney tërheqën sërish vëmendjen e publikut pasi u panë duke flirtuar hapur gjatë ditës së sotme. Që prej disa ditësh ata shfaqin një afërsi të vazhdueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Gjatë mbrëmjes, Bia lahej në vaskë ndërsa Toney qëndronte shumë afër saj, duke zhvilluar biseda dhe duke flirtuar. Në një moment Bia e ftoi Toneyn të hynte në vaskë, por ai vendosi të mos bashkohej.
Pak më vonë, Bia kërkoi një shampë dhe Toney ia hodhi atë nga lart; shampja ra mbi trupin e saj. Skena u perceptua nga ndjekësit si mjaft intime dhe sensuale.
Të dy u panë duke kaluar kohë së bashku, duke qeshur dhe krijuar një atmosferë të ngrohtë. Atmosfera flirtuese mes tyre po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa publiku pret të shohë si do të evoluojë marrëdhënia në ditët në vijim.
Burimi: Telegrafi