Bia Khalifa: Jam shoqe e ngushtë me Johnny Sins

Modelja dhe konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 4, Bia Khalifa, ka befasuar banorët dhe publikun me një deklaratë të bërë brenda shtëpisë.

Gjatë një bisede me Klodianin dhe Hygerta Sakon, Bia zbuloi se ka një miqësi të ngushtë me aktorin e filmave për të rritur, Johnny Sins.

“Unë jam shoqe me Johnny Sins. Pasha Zotin, nuk e kam telefonin për të treguar. Unë jam shoqja e ngushtë. Është shumë i famshëm”, u shpreh ajo.

Deklarata u prit me habi nga banorët e tjerë, të cilët mbetën të shtangur për disa sekonda.

Pohimi i Bias ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur komente dhe reagime të shumta nga ndjekësit.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *