Bia Khalifa në qendër të vëmendjes pas hyrjes në BBVK 4

Bia Khalifa ka tërhequr vëmendjen menjëherë pas hyrjes në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova, duke krijuar një moment që është bërë temë e diskutimeve në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të spektaklit të parë Prime, ajo vendosi të hyjë në pishinë dhe u zhvesh nga pjesa e sipërme, veprim që shkaktoi reagime të shumta si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë. Ky moment u komentua gjërësisht nga banorët e tjerë, ndërsa pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale, duke nxitur reagime të ndryshme nga publiku.

Për shumëkënd, ky ishte një gjest provokues dhe në përputhje me imazhin që Khalifa ka krijuar publikisht.

Që në mbrëmjen e parë, Bia është pozicionuar si një nga personazhet më të spikatur dhe të diskutuar të këtij edicioni.

Përveç saj, pjesë e këtij formati janë edhe 18 konkurentë të tjerë. Ndërkohë, Ikballe Huduti u tërhoq në momentet e fundit për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *