Bia Khalifa përshëndet ndjekësit me paraqitje sensuale në BBVK4

Banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, përshëndeti ndjekësit në një video të shpërndarë në Instagram, duke përdorur një stil provokues dhe të sigurt.

Gjatë përshëndetjes ajo u shfaq duke theksuar linjat trupore, ndërsa realizoi mimika flirtuese dhe në disa momente nxori edhe gjuhën, çka tërhoqi vëmendjen e kamerave.

Pamjet po qarkullojnë gjerësisht, dhe disa anëtarë të publikut i kanë komentuar si një nga paraqitjet më të lira dhe më të sigurta që ajo ka bërë që nga hyrja në shtëpi.

Bia vazhdon të jetë një nga banoret më të komentuar të BBVK4 për shkak të stilit të saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse. /Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *