Big Brother VIP Kosova 4: Alba, Benita dhe Londrimi në televotim pas shkeljeve të rregullave

Gjatë prime-it të sotëm të Big Brother VIP Kosova 4, banorët Alba dhe Londrimi hynë në banjo, duke shkelur një nga rregullat e programit.

Në të kaluarën, banorët që hynin qëllimisht në banjo për të manipuluar televotimin ose për të shmangur ndëshkimin penalizoheshin menjëherë.

Këtë herë, produksioni vendosi të mos i dënojë menjëherë, pasi banorët duket se kanë kuptuar gabimin dhe nuk kishin qëllim të drejtpërdrejtë manipulimi.

Megjithatë, për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave, Alba, Benita dhe Londrimi do të shkojnë automatikisht në televotimin e së hënës, duke i lënë publikut të vendosë për fatin e tyre brenda shtëpisë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet dhe debatet për respektimin e rregullave janë bërë pjesë e përditshme të programit.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *