Gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 u publikua një klip që tregon momente të vështira të banores Linda Rei, transgjinore, e cila vuan nga diabeti.
Video shfaqte Lindën të shqetësuar dhe të çoroditur në dhomën e rrëfimeve, teksa produksioni i kërkonte të përdorte aparaturën për matjen e insulinës, që sipas rregullave nuk lejohet të mbahet brenda shtëpisë.
Ky moment shqetësoi fansat e programit, pasi Linda dukej e stresuar, e lëkundur dhe kërkonte me ngulm insulinën e nevojshme për shëndetin e saj.
Episodi riktheu në fokus debatet mbi kujdesin për shëndetin e banorëve brenda shtëpisë dhe rregullat për përdorimin e aparaturave personale mjekësore. (Telegrafi)