Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 u surprizuan në oborr të shtëpisë kur “Vëllai i Madh” dëgjoi dhe thirri: “Ikballe, kujdes mikrofonin”.
Ky thirrje shkaktoi reagime të menjëhershme; banorët nisën të thërrisnin emrin e saj me kureshtje dhe emocion.
Ikballe Huduti ishte planifikuar të hynte në shtëpi javën e kaluar, në fillim të edicionit të katërt, por u tërhoq për shkak të gjendjes së shëndetit të bashkëshortit të saj. Foto: Instagram.
Në rrjetet sociale, fansat kanë filluar të shpërndajnë spekulime dhe shprehin dëshirën që Ikballe të hyjë në shtëpi. Emisioni vazhdon të mbajë publikun të angazhuar me momente surprize dhe kthesa të papritura; mbetet për t’u parë nëse Ikballe do të rikthehet sonte.
Sa i përket javës së parë të edicionit, ka pasur shumë dinamika nga banorët.
/Telegrafi/