Prodhimi i Big Brother VIP Kosova ka hapur televotimin për këngëtarin Labinot Rexha. Publiku mund të vendosë nëse dëshiron ta shohë atë si pjesë të shtëpisë së emisionit.
Aktualisht, Rexha ndodhet në një dhomë të veçantë brenda shtëpisë, duke pritur verdiktin e publikut. Ky format i veçantë i hyrjes ka krijuar dinamizëm dhe kureshtje te shikuesit.
Fansat e tij janë mobilizuar dhe kanë shprehur mbështetjen për hyrjen e tij si banor i plotë i edicionit.
Nëse televotimi e favorizon, hyrja e Rexhës pritet të sjellë energji të reja dhe zhvillime brenda shtëpisë. Mbetet për t’u parë reagimi i banorëve dhe dinamika që do të krijohet sapo publiku të japë verdiktin.
Foto: YouTube
Burimi: Telegrafi