Bombë e Luftës së Dytë Botërore gjendet në Mostar, planifikohet neutralizimi i saj

Tri ditë më parë, në lagjen Oaza të Mostarit u gjet një pajisje shpërthyese e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas mediave vendase, të cilat i referohet Telegrafi, ekipi i çminimit i Administratës Federale të Mbrojtjes Civile ka konfirmuar se pajisja është një bombë aeroplani e llojit AN64, me peshë rreth 226 kilogramë.

Bomba ndodhet në një zonë të dendur të populluar dhe paraqet rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve. Për këtë arsye, autoritetet do të ndërmarrin masa për neutralizimin dhe shkatërrimin e sigurt të saj.

Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe Zjarrfikës i Këshillit Kombëtar ka njoftuar se do të zbatohen masa sigurie, përfshirë evakuimin e popullsisë brenda një rrezeje prej 150 metrash dhe ndalimin e të gjitha lëvizjeve brenda një rrezeje prej 300 metrash nga vendi ku ndodhet bomba.

Autoritetet kanë bërë të ditur se publiku do të njoftohet paraprakisht për kohën e saktë të fillimit të operacionit si dhe për mënyrën e organizimit të evakuimit.

“U kërkojmë qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve kompetente për të garantuar sigurinë e të gjithë banorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *