Bora Zemani: Nuk do të bëhesha pjesë e Big Brother VIP

Bora Zemani ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ndër të tjera u pyet edhe për mundësinë e pjesëmarrjes së saj në formatin televiziv Big Brother VIP.

Prezantuesja shqiptare u shpreh se nuk e sheh veten si pjesë të këtij reality show, pasi për të do të ishte një përvojë shumë e vështirë.

“Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot”, tha Zemani.

Ajo theksoi se, ndonëse nuk ka qenë kurrë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, e ka përjetuar nga afër këtë eksperiencë kur ish-partneri i saj, Donald Veshaj, ishte banor në edicionin e parë.

“Në këto kushte që kam qenë, i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë intensive, shumë, shumë mbytëse, sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale”, shtoi prezantuesja.

Historia e saj me Donaldin u komentua gjerësisht në publik gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP, duke u bërë një nga temat më të diskutueshme të spektaklit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *