Bujar Loci emërohet trajner i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se Bujar Loci do të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në kategorinë e meshkujve për ndeshjen kundër Shqipërisë, e vlefshme për FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.

Bujar Loci është një emër i njohur në basketbollin kosovar. Si lojtar i KB Pejës, ai ka fituar tri tituj kampioni të Kosovës, tri Kupa të Kosovës dhe një Superkupë. Më pas, ai e vazhdoi karrierën si trajner në të njëjtin klub, ku ka shërbyer si kryetrajner dhe ndihmëstrajner.

Ai ka drejtuar gjithashtu ekipet Sigal Prishtina dhe Rahoveci, si dhe ka qenë trajner i skuadrës së femrave KBF Penza. Për shumë vite, Loci ka qenë ndihmëstrajner i Kombëtares së Kosovës, ndërsa sezonin e kaluar mori drejtimin e skuadrës Grapeland (Rahoveci 029), të cilën e udhëhoqi nga Liga e Parë në ProCredit Superligë. Aktualisht, ai është trajneri i vetëm vendor në elitën e basketbollit kosovar.

Në vitin 2005, Loci ka qenë përzgjedhës i Kosovës, duke drejtuar ekipin në turneun zhvilluar në Aleksandri, ku Kosova u përball me Egjiptin dhe Rumaninë.

Debutimi i tij si trajner i parë i Përfaqësueses do të jetë më 30 nëntor 2025, në ndeshjen parakualifikuese kundër Shqipërisë, që do të nisë në orën 18:00.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *