Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, lavdëroi Kosovën pas shortit dhe tha se nuk do të jetë e lehtë përballja me “Dardanët”. Sllovakia do ta presë Kosovën në mars në kuadër të gjysmëfinales së play-offit për Botërorin 2026.
Calzona reagoi për herë të parë pas shortit, duke theksuar paraqitjet e fundit të Kosovës, përfshirë ndeshjet që po zhvillon si mysafire.
“Kosova është një ekip që po rritet nga ana futbollistike dhe po ecën përpara. Ata e kanë zgjedhur një rrugë dhe po i përmbahen asaj, dhe tani kanë filluar të marrin frytet e para,” tha ai.
Ai përmendi fitoret në Suedi dhe Slloveni dhe barazimin në shtëpi me Zvicrën si shenja të përparimit të Kosovës.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë avantazhin e fushës sonë, edhe pse është një ekip i pakëndshëm dhe i fortë edhe në fushë të kundërshtarit,” deklaroi Calzona.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës është caktuar për 26 mars 2026. Fituesi i kësaj përballjeje do të presë fituesin e gjysmëfinales tjetër, Turqi–Rumani.