Capello: Inter më i fortë, gjithçka varet nga Rafael Leao

Fabio Capello dha parashikimet e tij para Derby della Madonnina, duke theksuar se Interi është superior ndaj Milanit, por se shumëçka varet nga mënyra si zgjohet Rafael Leao.

Të dyja skuadrat janë shumë afër në krye të Serie A dhe rezultati i derbit mund të ndikojë në garën për Scudetto. Capello, ish-trajner i Milanit, foli për Sky Sport Italia.

Ai nënvizoi rëndësinë e ndeshjes për qytetin dhe për gjithë Italinë, duke shtuar se tensioni dhe pritshmëritë janë të larta gjatë gjithë javës dhe se nuk duhet të flasësh shumë, sepse mund t’i dëmtojë skuadrat.

Përsa i përket trajnerit të Milanit, Capello vlerësoi sezonet e Massimiliano Allegrit dhe tha se ai është njeriu i duhur për t’i shkaktuar probleme Interit. Sidoqoftë, në këtë moment Capello beson se Interi është skuadra superiore.

Ai gjithashtu foli për Rafael Leao-n, duke e përshkruar si një lojtar unik që mund të krijojë diçka nga asgjëja, por edhe si një element të paqëndrueshëm. Sipas tij, gjithçka varet nga mënyra si zgjohet Leao në mëngjes.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *