Sipas ‘The Times’, mesfushori brazilian Casemiro pritet të largohet nga Manchester United në verë, pasi kontrata e tij po skadon dhe klubi nuk pritet ta zgjatë në kushtet aktuale.
United ka opsion për të zgjatur marrëveshjen edhe për një vit, por pagat e larta të lojtarit, mbi 18 milionë funte në vit, po konsiderohen të papranueshme në këtë fazë.
Me klubet saudite të gatshme t’i ofrojnë oferta më të pasura, 33-vjeçari shihet gjithnjë e më larg Old Trafford. Casemiro ka humbur statusin e tij të mëparshëm te United dhe largimi konsiderohet skenari më realist.
Në të njëjtën kohë, Manchester United po hedh sytë nga disa mesfushorë të rinj; emri që spikat është ai i Elliot Anderson të Nottingham Forest.
Forest mund të kërkojë deri në 100 milionë funte për 22-vjeçarin, i cili pritet të ketë një rol kyç me Anglinë në Kupën e Botës të verës së ardhshme.
United po monitoron situatën, por çmimi i lartë dhe konkurrenca e mundshme mund ta vështirësojnë garën për Anderson.
Lajmi: Telegrafi (sipas ‘The Times’).