Chelsea fiton 2-0 në transfertë ndaj Burnley në javën e 12-të

Chelsea arriti një fitore minimale në transfertë ndaj Burnley, 2-0, në kuadër të javës së 12-të në Premier League.

Golin e parë e shënoi Pedro Neto në minutën e 37-të, pas një depërtimi në zonë dhe devijimi të një topi të harkuar nga Jamie Gittens. Neto u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të, ndërsa Burnley pati një rrezik të vogël pak para pushimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë trajneri Enzo Maresca bëri ndryshime, duke aktivizuar Benoit Badiashile. Chelsea goditi shtyllën në minutën e 63-të me një gjuajtje të Pedro Netos, ndërsa në minutën e 77-të Malo Gusto provokoi një pritje të mirë nga portieri i Burnleyt, Martin Dubravka.

Burnley tentoi të ndryshonte ritmin me hyrjet e Lyle Foster, Armando Broja dhe lojtarëve të tjerë të freskët, por nuk arriti të gjejë finalizimin e nevojshëm. Në minutën e 88-të Enzo Fernandez vulosi fitoren duke shënuar golin e dytë për Chelsean.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në kuotën e 23 pikëve dhe mban momentalisht vendin e dytë në tabelën e kampionatit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *