Çift nga Shkupi raportojnë njëri‑tjetrin për dhunë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 22.11.2025, rreth orës 13:00, në SPB Shkup një grua 35-vjeçare nga Shkupi raportoi se, pas një zënke në shtëpinë familjare në zonën e Kisela Vodës, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 45-vjeçar, i cili sipas saj i kishte marrë edhe telefonin celular. Rreth orës 20:30 të së njëjtës ditë, i njëjti burrë 45-vjeçar raportoi se rreth orës 13:00 ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *