Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër organizimin e një ngjarjeje në Vatikan ku mori pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Çitaku ka theksuar se në këtë ngjarje është anashkaluar dhe përbuzur ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë. Sipas saj, ky anashkalim i misionit diplomatik është “në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare”.
Ajo gjithashtu ka vënë në dukje përkrahjen që, sipas saj, kryeministri Kurti i jep disa figurave të caktuara. “Martin Berishaj, me afera korruptive multimilionëshe, mbetet i përkdheluri i Kurtit. Ai, jo vetëm që vazhdon të jetë ambasador fuqiplotë, por shihet përkrah liderit suprem kudo”, ka shkruar Çitaku.
Çitaku shton se figura të tjera, si Rozeta dhe Nagipi, gjithashtu “vazhdojnë të kenë mbrojtjen e pakushtëzuar të Kurtit”, dhe përfundon me pyetjen retorike: “A thua pse?”