Cole Palmer, ylli i Chelseat, ka pësuar një frakturë në gishtin e këmbës pas një aksidenti në shtëpi dhe do të mungojë për disa javë.
Për shkak të dëmtimit, ai do të humbasë ndeshjen e nesërme (e shtunë) kundër Burnleyt, si dhe dy përballjet e mëdha kundër Barcelonës dhe Arsenalit javën e ardhshme.
Trajneri Enzo Maresca konfirmoi se: “Cole Palmer ka një frakturë në gishtin e këmbës pas një aksidenti në shtëpi. Ai ndoshta nuk do të jetë i disponueshëm për Burnley, Barcelonën dhe Arsenalin.” Sipas Marescës, “Ai është pothuajse i rikuperuar nga dëmtimi në ijë, por tani ka këtë problem të vogël.”
Palmer ka pasur një sezon të vështirë nga dëmtimet deri më tani; ai ka luajtur vetëm katër ndeshje dhe ka shënuar dy gola, pa llogaritur paraqitjet në Kampionatin Botëror të Klubeve këtë verë.
Trajneri po ashtu konfirmoi se Moises Caicedo dhe Enzo Fernández do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Burnleyt.
/Telegrafi/