Conte: Rrahmani u zëvendësua për shkak të lodhjes, jo për shkak të lëndimit

Trajneri Antonio Conte thotë se largoi qendërmbrojtësin Amir Rrahmani sepse ishte i lodhur dhe jo për shkak të ndonjë lëndimi.

Pas një dueli me Zappacosta pati shqetësim se ylli i Kosovës mund të ishte dëmtuar, pasi tekniku italian e nxori menjëherë nga loja.

Megjithatë, Conte për “Napoli Zone” konfirmoi se zëvendësimet e Hojlundit dhe Rrahmanit ndodhën vetëm sepse i pa të lodhur.

“Hojlund dhe Rrahmani u zëvendësuan sepse e vërejta që ishin pak të lodhur. Preferoja të bëja ndryshime, sidomos meqë duhet të përfshihemi të gjithë dhe secili lojtar duhet të ndihet i përfshirë. Pesë muaj kanë kaluar dhe na duhen të gjithë lojtarët tanë”, deklaroi ai.

Kjo është lajm i mirë për Rrahmanin, i cili u rikthye pas lëndimit që pësoi me përfaqësuesen e Kosovës vetëm muajin e kaluar dhe ka një rol të rëndësishëm në formacionin bazë të skuadrës italiane.

Rrahmani zhvilloi paraqitje solide në suksesin me Kosovën, që u kualifikua për herë të parë në histori në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *