Dafina Aliu shkëlqen me ‘E fortë si arrë’; juria e krahasoi me Vaçe Zelën

Me një zë të fuqishëm dhe një performancë që la gjurmë, Dafina Aliu ngjiti skenën duke përcjellë forcën, guximin dhe shpirtin e një gruaje.

Kënga “E fortë si arrë” ka tekst të Afërditës Saraçini Kelmendi, ndërsa kompozimi dhe orkestrimet janë nga Xhevdet Gashi. Ajo u shndërrua në një nga interpretimet më të përfolura të mbrëmjes.

Dafina dominoi skenën me energjinë dhe prezencën e saj artistike dhe preku publikun me sinqeritetin e emocioneve. Juria e vlerësoi me katër pikë jeshile dhe komentoi pozitivisht performancën. Njëri nga anëtarët e jurisë e krahasoi me ikonën e muzikës shqiptare, Vaçe Zela, ndërsa një tjetër theksoi karakterin, personalitetin dhe dinamizmin e saj, duke nënvizuar se i hipnotizoi të gjithë.

Performanca e Dafinës u konsiderua si një ndër më të veçantat e natës dhe e vendosi këngëtaren e re në një nivel të ri respekti dhe pritshmërish nga publiku.

Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *