Në oborrin e Big Brother VIP Kosova banorët u përfshinë sot në një debat të gjatë pas transmetimit të videos së episodit të kaluar, ku duket bullizimi ndaj Elijonës dhe momenti kur Alba shihet duke e goditur me jastëk.
Situata vazhdon të ngjallë reagime, pasi të përfshirët kanë interpretime dhe përjetime të ndryshme.
Alba, e vënë në qendër të kritikave, u përpoq të sqaronte pozicionin e saj. Ajo deklaroi: “Unë ia sqarova asaj dhe ajo tha: ‘Në rregull, e kuptoj’ sa për informacion. Tani ju lutem shumë, relative është çështja e ndjesisë, nuk është e caktuar fiks për çdo njeri. Çështja e energjisë dhe gjërave të tjera janë relative.”
Sipas Albës, keqkuptimet u diskutuan mes tyre, por ajo dyshon se Elijona mund të ketë reflektuar ndryshe kur ishte përpara banorëve të tjerë. Alba shtoi: “Në rast se më ka thënë për sy e faqe ‘kuptova’ dhe zgjat te të tjerët temën se është mërzitur, atëherë ajo është thëngjill i mbuluar.”
Nga ana tjetër, Hygerta shfaqi një mendim të prerë dhe e pa ndryshe zinxhirin e ngjarjeve, duke bërë një koment të shkurtër për situatën.
Debati la të kuptohej se tensionet mes banorëve vazhdojnë, ndërsa publiku mbetet i ndarë mes palëve, qëndron duke pritur se si do të zhvillohet dinamika mes Albës, Elijonës dhe Benitës në ditët e ardhshme.
Burimi: Telegrafi