Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për tregtinë e jashtme në tetor 2025, të cilat tregojnë rritje të deficitit tregtar dhe të importeve, si dhe një rritje më të moderuar të eksporteve.
Në tetor 2025, deficiti tregtar arriti 530 milionë euro, krahasuar me 493 milionë euro në tetor 2024 (rritje 7.5%). Eksportet mbuluan 14.8% të importeve.
Shifrat kryesore:
– Eksportet: 91.8 milionë euro (rritje 5.1%)
– Importet: 621.8 milionë euro (rritje 7.2%)
Grupet kryesore të mallrave të eksportuara (përqindje e totalit të eksporteve):
– Metale bazë dhe artikuj prej tyre – 21.0%
– Plastika, goma dhe artikujt prej tyre – 12.5%
– Artikuj të ndryshëm të prodhuar – 10.8%
– Ushqime të përgatitura, pije dhe duhan – 10.5%
– Produkte minerale – 8.9%
– Makineri dhe pajisje elektrike – 6.9%
Grupet kryesore të mallrave të importuara (përqindje e totalit të importeve):
– Mjete transporti – 13.4%
– Makineri dhe pajisje elektrike – 12.5%
– Ushqime të përgatitura, pije dhe duhan – 11.7%
– Produkte minerale – 11.2%
– Metale bazë – 9.9%
Tregtia me Bashkimin Evropian (BE):
– Eksportet në BE: 31.1 milionë euro (33.8% e totalit), rritje 10.3%. Partnerët kryesorë: Gjermania (12.9%), Holanda (3.2%), Italia (2.7%).
– Importet nga BE: 284.3 milionë euro (45.7% e totalit), rritje 11.3%. Partnerët kryesorë: Gjermania (15.7%), Italia (5.8%), Polonia (3.4%).
Tregtia me vendet e CEFTA-s:
– Eksportet në CEFTA: 39.6 milionë euro (43.1% e eksporteve), rënie -0.8%. Kryesorët: Shqipëria (15.3%), Maqedonia e Veriut (12.5%), Serbia (6.9%), Mali i Zi (6.8%).
– Importet nga CEFTA: 75.5 milionë euro (12.1% e importeve), rritje 1.4%. Kryesorët: Maqedonia e Veriut (4.0%), Serbia (3.6%), Shqipëria (3.2%).
Tregtia me vendet e tjera:
– Eksportet: 21.1 milionë euro (23.0% e totalit). Kryesorët: Zvicra (11.6%), Turqia (3.2%).
– Importet: 262 milionë euro (42.1% e totalit). Kryesorët: Kina (14.4%), Turqia (12.7%).