Influencuesja e njohur e rrjeteve sociale, Juliana Nura, ka bërë një deklaratë që ka nxitur diskutime të shumta në publik.
Gjatë një interviste për emisionin Prive, ku promovonte një produkt për rritjen e epshit seksual, ajo deklaroi se shumë burra “flasin më shumë sesa veprojnë”, duke sugjeruar përdorimin e produktit në fjalë.
Megjithatë, reagimet më të mëdha erdhën pas një deklarate tjetër të Nurës, e cila tha se edhe policë të Kosovës i kërkojnë produkte të tilla kur e ndalin në trafik.
“Edhe policia, kur po më ndalin, po më pyesin nëse kam ndonjë produkt, sepse ndoshta u vjen turp t’i porosisin, dhe e kanë më të lehtë ta marrin si dhuratë nga unë. Dhe e kemi policinë më të mirë në Kosovë, e meritojnë nga një të tillë prej Xhulit”, u shpreh ajo.
Kjo deklaratë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të ndryshme. Ligjërisht, policët nuk lejohet të kërkojnë dhurata apo favore nga qytetarët, gjë që e bën këtë rrëfim veçanërisht të diskutueshëm.
Mbetet për t’u parë nëse institucionet përkatëse do të reagojnë ndaj kësaj deklarate, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe në platformat online.