Deputetët e OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM dorëzojnë iniciativë për Komision Hetimor

Deputetët e OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM dorëzuan sot në Kuvend një iniciativë për formimin e një Komisioni Hetimor që të përcaktojë rrethanat e veprimeve të institucioneve lidhur me tragjeditë dhe aksidentet në vend.

Sipas deputetit Bojan Stojanoski nga OBRM-PDUKM, qëllimi i komisionit është të përcaktojë përgjegjësinë e zyrtarëve, bartësve të funksioneve publike dhe personave të tjerë të lidhur, si dhe të sqarojë rrethanat e veprimeve të institucioneve për ngjarjet: zjarri në diskotekën në Koçan, zjarri në spitalin modular në Tetovë, aksidenti i trafikut të kompanisë ‘Durmo Turs’ në Llaskarcë dhe aksidenti i trafikut të kompanisë ‘Besa Trans’ në Bullgari.

Stojanoski tha se iniciativa është nënshkruar nga 77 deputetë dhe se kjo tregon se ata nuk duan të politizojnë ngjarjet tragjike, por synojnë që të ndihmojnë të prekurit të marrin drejtësi. ‘Të gjitha pyetjeve duhet t’u jepet përgjigje, dhe të gjitha rastet duhet të marrin epilogun e nevojshëm’, shtoi ai.

Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *