Devoll: Dhjetëra peshq dalin në tokë pas përmbytjeve pranë Vranishtit

Situata e rënduar atmosferike që ka goditur disa zona të Shqipërisë ka shkaktuar përmbytje të shumta. Në Devoll, pas tërheqjes së ujit, u shfaq një fenomen i rrallë.

Në afërsi të fshatit Vranisht, rrjedhat e fuqishme nxorën në sipërfaqe dhjetëra peshq, të cilët banorët i gjetën të shpërndarë në tokë.

Banorët raportojnë se ky është një fenomen i pazakontë për Devollin. Reshjet e dendura dhe fryrja e përroit duket se kanë shtyrë një sasi të madhe peshqish jashtë shtratit të ujit.

Ndërsa përmbytjet kanë shkaktuar dëme në disa zona, ky episod ka ngjallur kureshtje tek banorët lokalë, të cilët thonë se një situatë e tillë nuk është parë prej vitesh.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, pasi reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar shqetësime të mëdha, sidomos në zonat malore dhe në ato pranë lumenjve.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *