Dhomat e Specializuara në Hagë: Anulohen seancat ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për nëntor dhe dhjetor

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se janë anuluar seancat gjyqësore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve, për muajin nëntor dhe dhjetor.

Në njoftim thuhet se ditëve në vijim do të bëhen të ditura hapat e ardhshëm.

“Pas përfundimit të Konferencës për Ecurinë e Çështjes, ju informojmë se të gjitha seancat e caktuara më parë për nëntor dhe dhjetor në gjykimin ‘Thaçi dhe të tjerët’ janë anuluar dhe janë hequr nga Kalendari i Gjykatës. Siç është thënë gjatë Konferencës për Ecurinë e Çështjes, Trupi Gjykues synon të lëshojë një vendim më vonë këtë javë në lidhje me hapat e ardhshëm.”

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *